Sibiha: Kievi nuk është pengesë për marrëveshjen paqësore me Rusinë
- Ukraina mund të arrijë paqe të drejtë dhe të përhershme nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Tramp, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha, pak para bisedës së pritur telefonike mes presidentit amerikan Tramp dhe homologut të tij rus, Vlladimir Putin për marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Kiev, 18 mars 2025 (MIA) - Ukraina mund të arrijë paqe të drejtë dhe të përhershme nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Tramp, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha, pak para bisedës së pritur telefonike mes presidentit amerikan Tramp dhe homologut të tij rus, Vlladimir Putin për marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Sibiha tha se Kievi nuk është pengesë për marrëveshjen paqësore me Rusinë.
Ai shtoi se Ukraina pret që të shfaqet njëfarë qartësie në lidhje me procesin e paqes pas bisedës mes Trampit dhe Putinit. qa/bsh/
Foto: MIA arkiv