• недела, 18 август 2024

Rritet numri i të vdekurve gjatë sulmit izraelit ndaj Libanit jugor

Rritet numri i të vdekurve gjatë sulmit izraelit ndaj Libanit jugor

Bejrut, 17 gusht 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve në sulmin ajror izraelit ndaj rajonit në Libanin jugor është rritur në 10, ndër të cilët janë edhe dy fëmijë. Numri më i madh i viktimave janë shtetas të Sirisë, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Agjencia gazetareske e Libanit, rpaortoi se është sulmuar fabrika për tulla në periferinë e qytetit Al-Kafur në rajonin Nabatie. Mes të vdekurve është kryepunëtori i fabrikës së tullave, i cili është shtetas i Sirisë dhe e gjithë familja e tij.

Më herët është bërë e ditur se është sulmuar një ndërtesë. Nga sulmi u plagosën pesë persona.

Armata izraelite kumtoi se objektiv i forcave të aviacionit ajror ishte një depo për armë e Hezbollahut në Nabatie.

Armata izraelite kreu gjithashtu sulme ndaj objektivave të tjerë në Libanin jugor, duke pretenduar se objektivi ishte një strukturë ushtarake e Hezbollahut.

Nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, Hezbollahu dhe Izraeli vazhdimisht sulmohen, me ç'rast janë vrarë mbi 120 civilë, nga të cilët numri më i madh në anën libiane. sa/

foto: EPA

Остани поврзан