• сабота, 15 март 2025

Propozim-ligji për sigurim pensional dhe invalidor e kaloi filtrin e komisionit, LSDM-ja nuk mori pjesë në seancë

Propozim-ligji për sigurim pensional dhe invalidor e kaloi filtrin e komisionit, LSDM-ja nuk mori pjesë në seancë

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për politikë sociale, demografi dhe rini, pas pauzës vazhdoi me punë, por pa deputetët e LSDM-së, të cilët në konferencë për shtyp paralajmëruan padi penale për deputeten Imerlie Saliu-Fetai, e cila kryesonte me Komisionin, për shkak të, siç thanë, "shkeljes së Rregullores për punë" .

Në seancë janë elaboruar ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të cilat ishin pika e vetme në rendin e ditës në këtë seancë. Një nga ndryshimet, siç elaboroi zëvendës ministri i Politikës Socviale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, është rirregullimi i një prej kushteve për emërimin e drejtorit, respektivisht zëvendës drejtorit të Fondit për sigurim pensional dhe ivalidor, e që ka të bëjë me posedimin e vërtetimit ose çertifikatës, me të cilën dëshmohet njohja e një prej tre gjuhëve më shpesh të përdorura në Bashkimin Evropian. 

 

 

 

 

 

 

 

Me ndryshimin e tillë, sipas deputetit të "Së Majtës" Sashko Jançev, hiqet obligimi që drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të ketë çertifikatë ndërkombëtarisht të njohur për gjuhën angleze.

"Kjo është pasojë e atij turpi që doli me çertifikatë ndërkombëtare të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare Hristovski, për të cilën dolën incformata se e ka nxjerrë çertifikatën ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze nga një firmë në Bullgari, e cila pesë vitet e kaluara paraqet se nuk ka kurrfarë aktivitete afariste. Shumë drejtorë janë paraqitur pa çertifikata ose me çertifikata të rreme. Qartë se në Maqedoni të gjithë që duan të bëhen drejtorë, nuk duan të ulen ta japin provimin për çertifikatë ndërkombëtare, por vetëm duan të bëhen drejtorë", tha Jançev. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан