Taravari: Në "Bori" pashë prezantim të mjekësisë virtuale, është e nevojshme që sa më shpejt të zbatohet në spitalet tona
- - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Sllovaki e ka vizituar spitalin më të madh në shtet, "Bori". Siç informojnë sot pasdite nga kabineti i Taravarit, ai në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe në shtetin tonë.

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Sllovaki e ka vizituar spitalin më të madh në shtet, "Bori". Siç informojnë sot pasdite nga kabineti i Taravarit, ai në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe në shtetin tonë.
"Vizita ime në Bratisllavë ka vazhduar në spitalin "Bori", spitalin më të madh dhe më modern në Sllovaki, ku kam parë një prezantim të Mjekësisë Virtuale e cila padyshim është e domosdoshme të aplikohet sa më parë edhe në spitalet tona", bëhet e ditur në deklaratën me shkrim të Taravarit.
Sipas ministrit, puna dhe përvoja e spitalit "Bori" sigurisht se do të përcillen edhe në spitalet e vendit tonë falë memorandumit të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë së RMV-së me atë të Sllovakisë. fc/
Fotografia: Kabineti i Arben Taravarit