MPB publikoi një video nga vetura e konfiskuar në Kavadar për shkak të krijimit të zhurmës (video)
- - Ministria e Punëve të Brendshme publikoi një video nga vetura e konfiskuar në Kavadar për shkak të krijimit të zhurmës.

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme publikoi një video nga vetura e konfiskuar në Kavadar për shkak të krijimit të zhurmës.
Në Kavadar mbrëmë në orën 22.40 nëpunës policorë nga SP SKRR Kavadar kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve „bmw“ me targa të Kavadarit, në pronësi dhe të drejtuar nga R.S. nga Kavadari, ndërkaq në lidhje me një publikim të mëparshëm në rrjetin social instagram, ku shihet se vozitësi duke e drejtuar automjetin me rritje të menjëhershme të shpejtësisë, ka shkaktuar rrëshqitjen e rrotave lëvizëse dhe krijimin e zhurmës.
MBP sot njoftoi se nga ana e nëpunësve policorë automjeti është konfiskuar sipas nenit 344 paragrafi 2 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.
"Më 14.03.2025, në Stacionin e kontrollit teknik në Kavadar është bërë matje e zhurmës dhe është konstatuar zhurmë mbi nivelin e lejuar. Sipas nenit 344 paragrafi 3 nga LSKRR, automjeti „bmw“ është konfiskuar përkohësisht në kohëzgjatje prej 90 ditësh", njoftuan nga MPB. fc/
Fotografia: MPB Printskrin