Asmir Jahoski dërgohet në Burgun Hetues Shkup, Penalja i caktoi paraburgim 30-ditor në lidhje me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë
- – Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar pas ankesës së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mori vendim me të cilin masa arresti shtëpiak për Asmir Jahoski lidhur me hetimin për furnizim të mazutit për TEC Negotinë, ndryshohet dhe i caktohet masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) – Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar pas ankesës së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mori vendim me të cilin masa arresti shtëpiak për Asmir Jahoski lidhur me hetimin për furnizim të mazutit për TEC Negotinë, ndryshohet dhe i caktohet masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Vendimi i miratuar, siç informojnë nga Penalja, u është dorëzuar palëve në procedurë dhe është marrë njoftim nga stacioni kompetent i policisë se personi është marrë dhe dërguar në Burgun Hetues Shkup.
“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së PTHP NKOK, të deklaruar kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake ndaj A.J., lidhur me hetimin për blerjen e naftës në TEC Negotinë dhe përgjigjen në ankesë, ka marrë vendimin se: Masa e arrestit shtëpiak, e përcaktuar me vendim të gjykatësit për ekzistimin e masës paraprake prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1 pika 1 dhe 2, gjegjësisht Rreziku i arratisjes dhe Rrethanat që tregojnë se mund ta pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese para Gjykatës së Apelit Shkup.
PTHP NKOK dje u ankua për vendimin për arrest shtëpiak për Asmir Jahoski lidhur me hetimin për furnizim të mazutit për TEC Negotinë.
“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shqyrtuar vendimin me të cilin nuk është pranuar propozimi i Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa arrest shtëpiak dhe masa e kujdesit - konfiskim i dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për dhënien e dokumentit të ri të udhëtimit.
E pakënaqur nga vendimi i tillë, siç bëhet e ditur në kumtesë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në afatin e përcaktuar me ligj në Gjykatën Penale në kuadër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup parashtroi ankesë për shkelje thelbësore të dispozitave nga procedura penale dhe kërkoi Këshilli Penal t’i rishqyrtojë faktet që përmban ankesa, si dhe faktet vendimtare në bazë të të cilave është marrë Vendimi. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s