Në Abu Dhabi filloi takimi trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, pohojnë burime të informuara
- Në Abu Dhabi filloi takimi trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe ShBA-së, raportoi Si-En-En-i, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Abu Dhabi, 23 janar 2026 (MIA) - Në Abu Dhabi filloi takimi trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe ShBA-së, raportoi Si-En-En-i, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Takimi në Abu Dhabi midis përfaqësuesve amerikanë, ukrainas dhe rusë është duke u zhvilluar, deklaroi një burim i njohur me bisedimet për rrjetin televiziv amerikan.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dje paralajmëroi një takim në Abu Dhabi, ndërsa Kremlini konfirmoi mbrëmë se do të marrë pjesë në takim.
Kievi njoftoi se në Abu Dhabi do t'i dërgojë kryenegociatorin Rustem Umerov dhe shefin e shtabit të Zelenskit, Kirill Budanov.
Moska bëri të ditur se do të dërgojë Admiralin Igor Kostjukov për të udhëhequr një ekip zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në delegacionin amerikan janë dy përfaqësues të presidentit amerikan Donald Tramp - Stiv Uitkoff dhe Xhared Kushner, të cilët mbërritën në Abu Dhabi nga Moska pas takimit të mbrëmshëm me presidentin rus Vladimir Putin.
Zelenski sot konfirmoi se në takimim do të diskutohet për çështjen kontroverse të territorit të Donbasit, raportoi Skaj njuz.
Çështjet territoriale mbeten një pikë e diskutueshme, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë 20 për qind të territorit të Donjeckut që ende e kontrollon.
Zelenski refuzon të heqë dorë nga ky territor.
Foto: Printskrin nga Al Xhezira