• сабота, 24 јануари 2026

EBA: Filluan bisedimet ruso-ukrainase nën patronazhin e SHBA-së në Abu Dabi

EBA: Filluan bisedimet ruso-ukrainase nën patronazhin e SHBA-së në Abu Dabi

Abu Dabi, 23 janar 2026 (MIA) - Në Abu Dabi sot nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës filluan negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

"Negociatat filluan sot në Abu Dabi dhe sipas orarit, duhet të zgjasin dy ditë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të inkurajuar dialogun dhe për të gjetur zgjidhje politike për krizën", theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se bisedimet trepalëshe të paqes për Ukrainën do të përqendrohen kryesisht në çështjet territoriale, me ç'rast mbetet kyçe çështja e Donbasit.

"Ne diskutuam linjat kryesore përgjatë të cilave do të zhvillohen negociatat, temat dhe rezultatin e dëshiruar”, tha Zelenski, i cituar nga Ukrinform.

Ai shtoi se anëtarët e delegacionit ukrainas kishin marrë tashmë parasysh faktin se formatet e negociatave mund të jenë të ndryshme. "Delegacioni do të marrë vendime direkt në terren dhe do të reagojë në varësi të mënyrës se si zhvillohet dialogu, pasi ky format po përdoret për herë të parë në një periudhë të gjatë", tha presidenti ukrainas. mb/

 

Остани поврзан