SHBA-ja e braktisi Organizatën botërore të shëndetësisë
- SHBA-ja e përfundoi procesin e tërheqjes nga Organizata botërore e shëndetësisë, agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara, një vit pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se e ndërpret anëtarësimin e vet 78-vjeçar në organizatën e themeluar në vitin 1948.
Nju-Jork, 23 janar 2026 (MIA) - SHBA-ja e përfundoi procesin e tërheqjes nga Organizata botërore e shëndetësisë, agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara, një vit pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se e ndërpret anëtarësimin e vet 78-vjeçar në organizatën e themeluar në vitin 1948.
Sipas mediumeve amerikane, kjo nuk është "një ndërprerje e pastër" sepse SHBA-ja kësaj agjencie të KB-së i ka borxh mbi 130 milionë dollarë, ceket në vlerësimin e kësaj organizate.
Edhe përfaqësues të administratës së Trampit pranojn[ se nuk kanë përfunduar me zgjidhjen e disa problemeve, siç është qasja e humbur drejt të dhënave nga vende të tjera, që do të ishte paralajmërim i hershëm për SHBA-në për pandemi të re.
Tërheqja do ta dëmtojë prëgjigjen e botës ndaj epidemive të reja dhe do t apengojë aftësinë e shlencëtarëve amerikanë dhe komlanive farmaceutike të zhvillojnë vaksina dhe medikamente", tha Lorens Gostin, ekspert juridik për shëndet publik në Universitetin Xhorxhtaun.
"Sipas meje, ky është vendimi më i dëmshëm presidencial në jetën time", tha ai.
Organizata botërore e shëndetësisë është e obliguar për koordinim të përgjigjeve ndaj kërcënimeve shëndetësorte globale siç janë ethet e majmunit, ebola dhe epidemitë e paralizës së fëmijëve. Gjithashtu, siguron ndihmë teknike për vendet më të varfëra, ndihmon në distribuimin e vaksinave, siguron trajtime dhe vendosë udhëzime për qindra gjendje shëndetësore, përfshirë shëndetin publik dhe kancerin.
Pothuajse çco vend në botë është anëtar i kësaj organizate.
Përfaqësuesit amerikanë ndihmuan në formimin e OBSH-së, ndërsa SHBA-ja gjatë kohë është mes donatorëve të saj më të mëdhenj, duke siguruar qindra milionë dollarë dhe qindra ekspertë të shëndetit publik.
Mesatarisht, SHBA-ja paguan 111 milionë dollarë në vit për anëtarësim në OBSH dhe 570 milionë dollarë të tjerë në kontribute vullnetare, llogariti Ministria amerikane e Shëndetësisë.
Në dekretin ekzekutiv pas marrjes së funksionit, Tramp tha se SHBA-ja tërhiqet nga OBSH-ja sepse beson se organizata është përballur në mënyrë të gabuar me pandeminë Kovid-19 dhe krizat e tjera globale shëndetësore. Ai, gjithashtu, si shkak tjetër ceki se agjencia nuk i ka zbatuar reformat urgjentisht të nevojshme dhe se nuk ka mundur të tregojë pavarësi nga "ndikimi joadekuat politik i vendeve-anëtare të OBSH-së".
foto: МIА arkivi