• сабота, 24 јануари 2026

BE-ja ende ka dilema rreth harmonizimit të Këshillit të Paqes në Gazl me Kartën e KB-së

BE-ja ende ka dilema rreth harmonizimit të Këshillit të Paqes në Gazl me Kartën e KB-së

 Bruksel, 23 janar 2026 (MIA) - Përfshirja e mundshme e BE-së në Këshilin e Paqes në Gazë duhet të jetë plotësisht në përputhje me parimet e Unionit ndaj rajonit të Lindjes së Mesme dhe në bashkëpunim me SHBA-në dhe pjesëmarësit e tjerë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni.

"Kemi pyetje në lidhje me një numër aspektesh të Kartës së Këshilit të Paqes, që lidhen me fushëveprimin, qeverisjen dhe përputhshmërinë e tij me Kartën e Kombeve të Bashkuara", shtoi El Anuni në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Komisioni Evropian e ka pranuar ftesën nga presidenti amerikan Donald Tramp, për të marrë pjesë në Këshill.

 Ai shtoi se BE-ja po bisedon në mënyrë aktive dhe mbetet në kontakt të ngushtë me ShBA-në rreth Këshillit të Paqes në lidhje me situatën në Gazë.

 "Është e rëndësishme të kujtojmë se për ne si Bashkim Evropian, është kryesore dhe thelbësore që Kombet e Bashkuara dhe Karta e KB-së të mbeten në qendër të sistemit ndërkombëtar. Kjo Kartë përfaqëson themelin e së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë kolektive. Le të kujtojmë gjithashtu se ky është një parim kyç i ndërtuar në traktatet themeluese të Bashkimit Evropian", tha El Anuri.

Në pyetjen për koment për vendimin e "dy vendeve anëtare të BE-së" për të marrë pjesë në Këshill, zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo, deklaroi se ishte vendimi i tyre dhe Komisioni nuk ka kompetencë të ndërhynte në të.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан