• сабота, 24 јануари 2026

Servisi publik danez: Kopenhaga i ka sistemuar trupat në Grenlandë në gatishmëri luftarake për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm nga SHBA-ja

Servisi publik danez: Kopenhaga i ka sistemuar trupat në Grenlandë në gatishmëri luftarake për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm nga SHBA-ja

Kopenhagë, 23 janar 2026 (MIA) - Trupat daneze të sistemuar në Grenlandë kanë marrë urdhër që të jenë gati për luftime në rast të një sulmi amerikan ndaj këtij territori autonom danez, raportoi transmetuesi publik danez DR.

Sipas DR, në urdhrin ushtarak të lëshuar nga Danimarka javën e kaluar thotë është theksuar se ushtarët e Grenlandës duhet të pajisen me municion luftarak.

Servisi publik raportoi se urdhri përshkruan një "operacion shumëfazor", i cili përfshin mundësinë e dërgimit të trupave dhe pajisjeve ushtarake shtesë në një datë të mëvonshme. DR nuk dha detaje mbi planet, thekson gazeta britanike "Gardian".

Ndërkohë, kryeministrja daneze Mete Frederiksen ka mbërritur në Nuk të Grenlandës, ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësin e territorit autonom, Jens-Frederik Nilsen. Ajo pritet ta informojë atë mbi detajet e bisedimeve që zhvilloi më herët sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, në një përpjekje për të bërë progres të mëtejshëm në kontekstin e interesit të vazhdueshëm të presidentit amerikan Donald Tramp për Grenlandën.

Në paraqitjet publike gjatë 48 orëve të fundit, si Frederiksen ashtu edhe Nilsen kanë theksuar vazhdimisht se integriteti territorial dhe sovraniteti mbeten "vijat e kuqe" të tyre në të gjitha bisedimet me SHBA-në, duke shtuar se janë të hapur për bisedime mbi forcimin e sigurisë së rajonit të Arktikut.

Siç pohon gazeta, ende nuk dihet se çfarë marrëveshjeje kishte në mendje Tramp kur ndryshoi tonin e tij për Grenlandën të mërkurën në mbrëmje, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Rute, kur shkroi në profilin e tij "Truth Social" se ishte arritur një marrëveshje kornizë për Grenlandën dhe se ai nuk do të vendoste tarifa që kishte njoftuar më parë për disa vende evropiane. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан