Mickoski: Nëse gjykatësit me mosbesim të votuar çojnë inat, mund tu ndodh popull, e imja është të paralajmëroj
- – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot e përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin.

Shkup, 14 mars 2025 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot e përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin.
“Është e qartë se një numër i vogël i prokurorëve dhe gjykatësve janë mbrojtësit e fundit të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Sjellja e tyre është e qartë dhe nga ajo që bëjnë disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor shihet se ata praktikisht i mbështesin ato politika dhe atë sjellje. Po ashtu vendimi i atyre që i votuan, përkatësisht deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë është pa mëdyshje i qartë. Kur ata që e kanë dhënë më parë besimin votojnë interpelancë, pra votë mosbesimi ndaj teje, është e virtytshme, e ndershme të mos luash, të mos kërkosh vrima në ligje, të largohesh. Shumë e thjeshtë. Ne shohim që individët atje po çojnë inat. Ata mendojnë se me inat do të mund të bëjnë diçka. Unë jam vazhdimisht me popullin dhe dëgjoj se si reago. Dhe dua të them vetëm se nëse nuk veprojnë sipas vendimit të atyre që i zgjedhin, ata janë deputetët, kam frikë se populli mund të vetëorganizohet dhe të protestojë sepse populli është i etur për drejtësi, tha kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas mbikëqyrjes së projekteve në komunën e Gjorçe Petrovit.
Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.
“Ne dolëm në zgjedhje, fituam gjysmë milion vota, për ne ishte e rëndësishme dhe pjesë shumë e rëndësishme e fushatës dhe programit tonë ishte drejtësia. Drejtësi për të gjithë, jo vetëm për individë, por drejtësi për të gjithë. Dhe në emër të kësaj, kam ndjenjën se nëse ndodh një përshkallëzim i tillë dhe del të protestojë populli se ai mund të jetë i shumtë në numër dhe normal, i mbështetur personalisht nga unë. Nëse përdorin lojra, çojnë inat se mund të vetëorganizohet populli dhe tu ndodh popull”, theksoi Mickoski.
Ai nuk vlerëson se kjo është precedent dhe se me paralajmërimin e tillë për protesta sulmohet pavarësia e gjyqësorit, dhe shtoi se si kryetar i Qeverisë detyra e tij është që të paralajmërojë për pasojat nga sjellja e anëtarëve të Këshillit se mund të ndodh popull, ndërsa si edhe më shumë irrituese e vlerësoi edhe vendimin e Këshillit Gjyqësor për u.d. kryetar të Gjykatës Supreme ta emërojë gjykatësin Xhemali Saiti, për të cilin thotë se ka lidhje të drejtpërdrejt me opozitaren e tashme BDI.
“Kjo është detyra ime. Le të mos jetë se nuk e thashë më vonë. Sepse nëse na zënë gjumi dhe na ndodh diçka, atëherë kam frikë se do të ketë pasoja. Siç e mbani mend, në të kaluarën kishte edhe kryeministra të tjerë që përdorën kërcënime për të partizuar gjyqësorin. Do t'ju kujtoj vendimin jashtëzakonisht të paturpshëm dhe zhgënjyes të Këshillit për të emëruar ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës Supreme një njeri që vjen nga kolltuku prej lëkure i sallonit në Reçicë. Si mund të mos i acarojë njerëzit? Natyrisht, njerëzit do të acarohen. Unë thjesht po përcjell atë që dëgjoj. Fëmijët ikin, nuk ikin për arsye ekonomike. Tani për hir të drejtësisë procesi është kthyer mbrapsht, por deri para pak kohësh ata largoheshin sepse mendonin se nuk kishte drejtësi. Unë jam i detyruar vetëm të paralajmëroj, që më vonë të mos ndodhë që nuk kemi ditur, nuk kemi thënë”, nënvizoi Mickoski.
Ai konfirmoi edhe se gjykatësit nga Këshilli Gjyqësor të cilëve u ishte votuar mosbesimi do të vazhdojnë të marrin pagë, derisa nuk largohen nga funksioni, që është thotë edhe një arsye për revoltën te qytetarët.
“Dukshëm, deri sa të largohen nga vendi ku ndodhen, qytetarët do të duhet të paguajnë rrogat e larta përmes buxhetit për disa kohë dhe për këtë janë të shqetësuar. Prandaj e ndjej atë atmosferë negative tek qytetarët, shoh që gjërat po vlojnë dhe se është e mundur që ata të vetëorganizohen dhe kjo mund të jenë protesta masive. Dhe këtu tashmë jam i shqetësuar sepse është logjike të shqetësohemi për sigurinë e vendit”, thotë kryeministri Mickoski.
Kuvendi në mbledhjen e së martës votoi mosbesim për pesë anëtarë të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova – Ilievska dhe Selim Ademi. Pas nismës për interpelanca, të parashtruar më 7 shkurt, qëndruan 67 deputetë nga shumica qeverisëse, por për largimin nga funksionet e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor do të duhet të vendosin vetë, ndërsa ashtu thotë edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s