• понеделник, 19 август 2024

Mbreti i Tajlandës e amnistoi ish-kryeministrin Taksin Shinavatra

Mbreti i Tajlandës e amnistoi ish-kryeministrin Taksin Shinavatra

 Bangkok, 17 gusht 2024 (MIA) - Ish-kryeministri i Tajlandës, Taksin Shinavatra është falur nga mbreti Maha Vaxhiralongkorn dhe dënimi i tij për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit i skadon nesër, njoftuan mediat britanike, duke cituar   deklaratën e sotme të avokatit të ish-kryeministrit, Vinjat Sharmontri.

Shinavatra u përfshi në listën e të burgosurve për të marrë amnisti për sjellje të mirë me rastin e ditëlindjes së mbretit, e cila u festua muajin e kaluar, bëri të ditur agjencia. 

 Ish-kryeministri i Tajlandës u lirua para kohe nga një spital policor më 18 shkurt të këtij viti, pasi vuajti gjashtë muaj dënim për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Paraprakisht, dënimi u ul nga ana e mbretit nga 8 vjet në 1 vit burg.

 Nëse nuk do t'i jepej amnisti, Taksin Shinavatra do ta kishte vuajtur dënimin deri më 31 gusht. Vajza e tij Paetongtarn atë ditë u bë kryeministrja më e re në historinë e Tajlandës.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан