• недела, 18 август 2024

Bajdeni të hënën do të mbajë fjalimin kryesor në konventën demokratike në Çikago

Bajdeni të hënën  do të mbajë fjalimin kryesor në konventën demokratike në Çikago

 Uashington, 17 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhizef Bajdeni  do ta mbajë fjalimin kryesor në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago të hënën, kur në mënyrë simbolike do t'ia dorëzojë udhëheqjen e partisë nënkryetares dhe kandidates demokrate për presidente Kamala Harris.

Në fjalimin e tij, Bajdeni do të insistojë që nëse ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trampi kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të paraqesë  një kërcënim për demokracinë në SHBA, deklaruan bashkëpunëtorët e Bajdenit, raportuan mediat amerikane. 

 Ndihmësit thanë se folësit e konventës pritet t'i  nënvizojnë arritjet e Bajdenit gjatë presidencës së tij, duke përfshirë masat e zbatuara gjatë pandemisë së koronës, deri te investimet e mëdha infrastrukturore dhe reformat në mbrojtjen shëndetësore.

 Është paralajmëruar se Zonja e Parë e SHBA-së, Xhil Bajdeni den dhe anëtarë të tjerë të familjes Bajden do të jenë të pranishëm në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.

 Bajdeni u tërhoq nga fushata e rizgjedhjes më 21 korrik pas presionit nga Partia Demokratike për ta bërë këtë,  kur e mbështeti Harrisin që të jetë kandidat demokrat për president.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан