Zelenski: Vetëm Trampi dhe SHBA-ja kanë fuqi t'i japin fund luftës në Ukrainë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se SHBA-ja dhe presidenti i tij Donald Tramp luajnë një rol vendimtar në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Stamboll, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se SHBA-ja dhe presidenti i tij Donald Tramp luajnë një rol vendimtar në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Pas bisedimeve me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, Zelenski theksoi se Ukraina që nga fillimi i këtij viti ka mbështetur çdo hap vendimtar dhe lidership të Trampit, "çdo propozim të fortë dhe të drejtë që synon t'i japë fund luftës"
"Dhe vetëm presidenti Tramp dhe SHBA-ja kanë fuqi të mjaftueshme për t'i dhënë fund kësaj lufte", theksoi ai.
Zelenski tha se i është mirënjohës Erdoganit për organizimin e takimit dhe për pjesëmarrjen e vazhdueshme të Turqisë në përpjekjet diplomatike.
"Diskutuam në detaje për mënyrat reale për ta çuar luftën drejt një përfundimi të sigurt dhe të denjë", shkroi ai në X. qa/