• петок, 05 декември 2025

Zelenski: Ukraina është e gatshme për marrëveshje paqësore me SHBA-në dhe Evropën

Zelenski: Ukraina është e gatshme për marrëveshje paqësore me SHBA-në dhe Evropën

Kiev, 25 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot pasdite kumtoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë me kornizën e marrëveshjes paqësore në bashkëpunim me SHBA-në dhe Evropën, transmetuan mediumet britanike.

Duke iu referuar tekstit nga fjalimi drejt të cilit pati qasje, Rojters thekson se lideri ukrainas sot pasdite i ka kumtuar "Koalicionit të të përgatiturve" se të gjitha vendimet e sigurisë që i përkasin Evropës duhet t'i përfshijnë edhe vendet evropiane.

Zelenski theksoi se është i gatshëm të bisedojë për pikat e ndjeshme të marrëveshjes paqësore të Donald Trampit, por theksoi se edhe liderët evropiane duhet të marrin pjesë në atë takim.

Ai gjithashtu, u bëri thirrje liderëve evropianë të përpunojnë kornizë funksionale për sistemim të të ashtuquajturave "forca për bindje" në Ukrainë. Si konkludim, ai tha se aleatët e Kievit duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainës se derisa Rusia nuk tregoi gatishmëri për ta ndërpreerë invazionit e vet.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski shfaqi shprehi dëshirë për takim urgjent me presidentin amerikan, Donald Tramp, potencialisht për Ditën e falëdnerimeve, me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për përfundim të luftës. Këtë informatë e konfirmoi shefi i kabinetit të tij, Andrij Jermak, shkruan Aksios.

Në intervistën e sotme dhënë përmes Zoom-it, Jermak deklaroi se shpreson që vizita të organizohet sa më shpejtë.

"Shpresoj se vizita e presidentit Zelenski do të ndodhë sa më parë, sepse kjo do t'i ... ndihmojë presidentit Tramp për ta vazhduar misionin e tij historik për prëfundim të kësaj lufte", tha ai.

Sipas informatave të kapshme, Tramp duhet të largohet nga Uashingtoni dhe të qëndrojë në pronën e tij Mar-a-Lago në Floridë, për Ditën e falënderimeve, që mund të jetë vend potencial për takim. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан