• петок, 05 декември 2025

Zelenski u takua me delegacionin e Pentagonit

Zelenski u takua me delegacionin e Pentagonit

Kiev, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u takua me delegacionin amerikan, ndërsa po vijon edhe një takim tjetër në një format më të gjerë, publikoi RBC Ukrainë, duke cituar një burim të mirëinformuar. 

Zelensky u takua me sekretarin e armatës amerikane, Den Driskoll, dhe gjeneralët, ndërsa më pas do të vijoj nga një takim në një format të ri, në të cilin do të marrë pjesë edhe sekretari i Këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, Rustem Umerov.

Mediat amerikane dje publikuan, duke cituar burime, se përfaqësuesit amerikanë dhe rusë kanë hartuar një "plan për t'i dhënë fund luftës" në Ukrainë.

Sipas informacioneve jozyrtare, në krijimin e saj mori pjesë edhe përfaqësuesi i presidentit rus, Kirill Dmitriev. 

Plani përmban 28 pika dhe në thelb parashikon dorëzimin e Ukrainës, e cila duhet të heqë dorë nga Donbasi, gjysma e armatës së saj dhe shumë lëshime të tjera, publikoi portali ukrainas.

Plani i paqes i SHBA-së do të prezantohet në Kiev nga anan e delegacionit amerikan i udhëhequr nga sekretari i armatës amerikane, Den Driskoll.

Plani i paqes duheshte të shqyrtohet edhe me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin në Turqi dje.

Megjithatë, sipas "Aksios", bisedimet nuk u zhvilluan sepse presidenti ukrainas arriti në Turqi me një plan të zhvilluar së bashku me aleatët evropianë.

Zelenski theksoi se Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë në cilin do "format kuptimplotë" për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

Остани поврзан