• петок, 26 декември 2025

Zelenski propozoi ministrin e ri të Drejtësisë në vend të Galushçenkos të shkarkuar

Zelenski propozoi ministrin e ri të Drejtësisë në vend të Galushçenkos të shkarkuar

Kiev, 21 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka propozuar deputetin nga partia në pushtet "Shërbëtori i Popullit", Denis Maslov, të emërohet ministër i ri i Drejtësisë, njoftoi deputeti në Radën Supreme nga partia "Glas", Jaroslav Zheleznjak.

Deri kohët e fundit, Ministrinë e Drejtësisë e drejtonte German Galushçenko, por ai u shkarkua nga detyra për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në skema korruptive të biznesmenit Timur Mindiç. Zelenski e propozoi kandidaturën e Maslovit në takimin e djeshëm me fraksionin "Shërbëtori i popullit". Maslov është kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë Ligjore.

Deputeti nga partia "Solidariteti evropian", Aleksej Gonçarenko, gjithashtu, në kanalin e tij në Telegram njoftoi për kandidaturën e Maslovit për detyrën e ministrit të Drejtësisë. Megjithatë, sipas tij, nuk janë diskutuar kandidatura për pozicionin e ministrit të Energjisë në vend të Svetlana Grinçuk, e shkarkuar nga detyra.

Më 12 nëntor, në mes të një skandali antikorrupsion, në Radë u dorëzuan kërkesa për shkarkimin e Galushçenkos dhe Grinçukut. Më 19 nëntor, parlamenti i liroi ata nga detyra. Sipas mediave ukrainase, Galushçenko dhe Grinçuk jetojnë në një martesë civile, raporton TASS. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан