• петок, 05 декември 2025

Zelenski: Plani paqesor i SHBA-së mund të përfshijë elemente me rëndësi kyçe për interesat kombëtare ukrainase

Zelenski: Plani paqesor i SHBA-së mund të përfshijë elemente me rëndësi kyçe për interesat kombëtare ukrainase

Kiev, 23 nëntor 2025 (MIA) - Propozimi i SHBA-së për ndërprerjen e luftës në Ukrainë mund të përfshijë pjesë që bazohen në perspektivat ukrainase dhe janë me rëndësi kyçe për interesat kombëtare të Ukrainës, tha sot presidenti i vendit, Vollodimir Zelenski.

"Ne tashmë kemi një informacion të shkurtë nga anëtarët e delegacionit në lidhje me rezultatet e takimit të parë dhe negociatave të para", shkroi Zelenski në "X" në lidhje me bisedimet me BE-në dhe SHBA-në në Gjenevë.

"Puna vazhdon për të arritur qëllimin kryesor që populli ynë pret: t'i japë fund gjakderdhjes dhe luftës", shtoi ai. bsh/

Foto: EPA arkiv

Остани поврзан