• петок, 05 декември 2025

Zelenski i bëri thirrje Orbanit të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelenski i bëri thirrje Orbanit të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Kiev, 4 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje homologut të tij hungarez, Viktor Orban, që të mos bllokojë anëtarësimin e vendit të tij në BE, publikuan mediat franceze. 

"Vërtetë do të donim shumë që kryeministri hungarez të na mbështeste ose të paktën të mos na bllokonte", tha Zelenski në forumin e "Euronjuz" për zgjerimin e BE-së në Bruksel. 

Presidenti ukrainas shtoi se do të donte që vendi i tij të anëtarësohej në BE para vitit 2030, por se vendi i tij do të pranonte vetëm "anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian". 

"Nëse flasim për anëtarësim në BE, ai duhet të jetë i plotëfuqishëm. Më duket se është shumë e rëndësishme të kemi vende të barabarta në të njëjtën tryezë", tha Zelenski. 

Ai shtoi se është e rëndësishëm që anëtarët e BE-së të ndajnë "vlera të ngjashme". 

"E rëndësishme është të ndajmë vlera të ngjashme. Sipas meje, nuk mund të jesh gjysmë anëtarë ose i pjesshëm i Bashkimit Evropian", shtoi Zelenski. 

Zelenski, gjithashtu, i bëri thirrje SHBA-së të mbeten të hapura për furnizimin e Kievit me armë me rreze të gjatë veprimi për fushën e saj ushtarake kundër Rusisë. 

Presidenti ukrainas iu drejtua delegatëve në një takim për zgjerimin e BE-së përmes videokonferencës nga rajoni Pokrovsk, në Ukrainën lindore, nga ku, gjithashtu, bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë, duke përfshirë sektorët e saj të gazit dhe atij bërthamor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан