Suedia do të ndërpresë ndihmën për pesë vende, kurse mjetet do t'i riorientojë drejt Ukrainës
- Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën për pesë vende në vitet e ardhshme, ndërsa mjetet do t'i shfrytëzojë për të rritur mbështetjen për Ukrainën, kumtoi sot qeveria suedeze.
Stokholm, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën për pesë vende në vitet e ardhshme, ndërsa mjetet do t'i shfrytëzojë për të rritur mbështetjen për Ukrainën, kumtoi sot qeveria suedeze.
Siç paralajmëroi ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme, Benxhamin Dusa, Suedia planifikon të ndërpresë ndihmën për Zimbabvenë, Tanzaninë, Mozambikun, Liberinë dhe Bolivinë.
"Ukraina është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe humanitar i Suedisë, dhe për këtë arsye Qeveria do të rrisë ndihmën për Ukrainën në të paktën 10 miliardë krona suedeze (1,06 miliardë dollarë) në vitin 2026", theksoi Dusa. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s