• сабота, 06 декември 2025

Një pjesë e madhe e internetit ra: Problem i ri i madh me Cloudflare

Një pjesë e madhe e internetit ra: Problem i ri i madh me Cloudflare

San Francisko, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Përdoruesit e internetit në mbarë botën raportojnë ndërprerje masive në funksionimin e platformave që përdorin Cloudflare, përfshirë Zoom, Canva, LinkedIn dhe Down Detector.

Cloudflare ofron shërbime për një numër të madh faqesh të njohura, duke përfshirë Discord, Notion, X, Spotify, Canva, GitHub dhe Stack Overflow.

Problemet goditën edhe plaftormat e shitjes - Shopify, Etsy, Wayfair, H&M - si dhe disa media, përfshirë Politico, Axios, BBC dhe të tjera.

Edhe Down Detector, faqja që ndjek defektet e internetit dhe aplikacioneve, aktualisht po përballet me vështirësi.

Cloudflare është një kompani që ndihmon pothuajse çdo faqe të pestë në internet të sigurojë dhe të menaxhojë trafikun e saj në internet. Shumë platforma që tani janë jashtë funksionit përdorin serverët e tyre.

Në fund të nëntorit ndodhi një defekt i ngjashëm në dhjetëra faqe që përdorin Cloudflare, për të cilin bashkëthemeluesi dhe drejtor i kompanisë, Metju Prins, kërkoi falje "për dhimbjen që i shkaktuam internetit", siç shkroi në blog.

Atëherë ndërprerja e funksionimit u shkaktua nga rënia e sistemit që mbron faqet nga sulmet DDoS – një përpjekje për ta mbingarkuar serverin me trafik dhe ta bllokojë atë. Prins theksoi se ai incident i mëparshëm nuk ishte pasojë e një sulmi kibernetik.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi ndërprerjen e sotme. qa/

Остани поврзан