• петок, 05 декември 2025

Zelenski: Bisedimet me SHBA-në do të fillojnë së shpejti

Zelenski: Bisedimet me SHBA-në do të fillojnë së shpejti

Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se në negociatat me SHBA-në mbi planin e paqes për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë, të cilat, siç theksoi, do të fillojnë së shpejti, vendin do ta përfaqësojë Shefi i Shtatmadhoris së Forcave të armatosura të Ukrainës, Andrij Gnatov dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov.

Në video-adresën e mbrëmshme, Zelenski tha se përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Shërbimit të Inteligjencës ukrainase do të jenë midis anëtarëve të delegacionit ukrainas, raporton "Unian".

Ai shtoi se tani po bëhen përgatitje për një takim me palën amerikane.

"Negociatat do të fillojnë së shpejti, dhe përfaqësuesit tanë do të jenë atje - Shefi i Shtatmadhoris, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare dhe shërbimi ynë i inteligjencës. Takimet me palën amerikane do të mbahen në të ardhmen e afërt", theksoi Zelenski.

Delegacioni ukrainas deri më tani është udhëhequr nga Andrij Jermak, i cili dje dha dorëheqjen nga posti i kreut të kabinetit presidencial. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан