Vërshimet në Shqipëri e morën viktimën e parë
- Moti i lig, i shoqëruar me reshje intensive të shiut, i prnaishëm në ditët e kaluara në tërë territorin e Shqipërisë, shkaktoi vërshime të qindra hektarëve tokë dhe dëme të mëdha materiale, ndërkaq e mori edhe viktimën e parë.
Tiranë, 22 nëntor 2025 (MIA) - Moti i lig, i shoqëruar me reshje intensive të shiut, i prnaishëm në ditët e kaluara në tërë territorin e Shqipërisë, shkaktoi vërshime të qindra hektarëve tokë dhe dëme të mëdha materiale, ndërkaq e mori edhe viktimën e parë.
"Gruaja e cila dje u zhduk në Devoll, për të cilën kishte njohuri se ishte marrë nga ujërat e ardhura është gjetur e vdekur. Pjesëtarët e armatës u angazhuan në gjetjen e trupit të 76-vjeçare Flora Hoxha, e cila vuante nga demenca", kumtuan mediumet duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes.
Edhe gjatë ditës së sotme janë paraqitur probleme në disa rajone, kryesisht në Fier dhe Vlorë, sepse lumi Seman arriti pikën kritike, duke vërshuar rajone të plota.
Nëse kushtet e motit vazhdojnë të përkeqësohen, situata mund të shkaktojë edhe një katastrofë në këto rajone në Shqipërinë juglindore.
Situata është më e qetë me lumenjtë Vjosa dhe SHkumbin, përderisa niveli i ujit afër urës Mifoli është pakësuar.
Në Berat, janë hkaktuar vërshime të mëdha pas derdhjes së lumit Osum dhe e dëmtuan rrjetin e ujësjellësit. Komuna Dimal njofton se uji nuk është i pijshëm, përderisa shërbimet për raste urgjente po e pastrojnë baltën dhe ujin pas tërheqjes së lumit.
Edhe në rajonin e Lezhës, është vërejtur pakësim i reshjeve të shiut dhe intensitetit të ujit, përderisa vazhdojnë punët në përforcimin e digës së lumit Drojë në Kurbin dhe asaj në Tale, Lezhë.
Situata është problematike edhe në Devoll. Sipas raportimeve, rrjedhjet maksimale të lumit Devoll e detyruan hidrocentralin Moglicë që urgjentisht ta hapë digën.
Sipas elektro-koorporatës shqiptare KESH, tani për tani nuk ka nevojë për hapje të digave të hidroelektranave në kaskadën e lumit Drin. ab/
Fotо: Ministria e Mbrojtjes