Vendkalimi kufitar Evzoni mbyllet edhe sonte, qytetarët të cilët udhëtojnë në Greqi më mirë të shkojnë përmes Dojranit
- Pak pas orës 18:00 pasdite sipas kohës lokale, fermerët grekë mbyllën përsëri vendkalimin kufitar Evzoni dhe për gati katër orë është ndërprerë komunikacioni për hyrje dhe dalje nga Greqia, ndërsa për shkak të bllokadave, qytetarëve të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt fqinjit të tyre jugor, më mirë është që të shfrytëzojnë vendkalimin kufitar Dojran, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Pak pas orës 18:00 pasdite sipas kohës lokale, fermerët grekë mbyllën përsëri vendkalimin kufitar Evzoni dhe për gati katër orë është ndërprerë komunikacioni për hyrje dhe dalje nga Greqia, ndërsa për shkak të bllokadave, qytetarëve të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt fqinjit të tyre jugor, më mirë është që të shfrytëzojnë vendkalimin kufitar Dojran, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Evzoni pasdite ishte i hapur vetëm për disa orë, për të kaluar kamionët të cilët prisnin për të dalë nga Greqia, por dhe automjeteve të bllokuara në pjesën midis dy kufijve.
Fermerët nga rajoni i Peonisë për të katërtën ditë kanë parkuar mbi 150 traktorë në anën greke të vendkalimit kufitar, ndërsa sot arritën edhe rreth 130 traktorë të tjerë nga qyteti i Janicës.
Sipas informacioneve të MIA-s, doganierët grekë i kanë informuar kolegët e tyre që autobusët dhe automjetet të cillt arrijnë në Evzoni t'i ridrejtojnë në Dojran.
Vendkalimi kufitar konkretisht, tani për tani mbetet i vetmi në të cilin ska bllokadë dhe komunikacion për hyrje dhe dalje nga Greqia po zhvillohet pa ndërprerë.
Në Niki (Mexhitali) paradite arriti një konvoj traktorësh mbërriti dhe shkurt bllokoi komunikacionin për hyrje dhe dalje nga Greqia.
Praktika e fermerëve, ashtu si në vitet e kaluara gjatë protestave të tyre, është të mos paralajmërojnë bllokimet, duke pasur parasysh se traktorët dhe mjetet bujqësore janë të parkuara në vendkalim dhe qëndrojnë aty, dhe në mbledhjet e përditshme, komisionet kompetente bujqësore vendosin se kur dhe për sa kohë do të bllokojnë.
Kjo praktikë sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa fermerët, të paktën për momentin, nuk kanë ndërmend të heqin dorë.
Në brendësi të Greqisë, në vendin Nikea në afërsi të Larisës, ka rreth 1.800 traktorë dhe është e mbyllur autostrada Selanik-Athinë, në qytetin Kardicë, në bllokadë marrin pjesë mbi 2.000 traktorë, ndërsa bllokada ka edhe një dalje nga Selaniku në drejtim të Athinës.
Në disa lokacione ku ka bllokada, fermerët kanë vendosur edhe pemë të Vitit të Ri, gjë që në Greqi interpretohet si një mesazh se ata nuk do të dorëzohen dhe nëse është e nevojshme, do t'i kalojnë festat në rrugë.
Fermerët grekë, protestat i filluan të dielën, paralajmëruan një intensifikim gradual deri më 5 dhjetor, ndërsa deri më tani nuk ka informacion se sa do të zgjasin ato. rq/
Foto: arkivi i MIA-s