Vadeful: Gjermania, Polonia dhe Norvegjia do t'i sigurojnë Ukrainës 500 milionë dollarë ndihma
- Gjermania, Polonia dhe Norvegjia bashkarisht do t'i sigurojnë Ukrainës pako të re ndihme në shumë të përgjithshme prej 500 milionë dollarëve, ndërsa Gjermania do të sigurojë 200 milionë dollarë, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful.
Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Gjermania, Polonia dhe Norvegjia bashkarisht do t'i sigurojnë Ukrainës pako të re ndihme në shumë të përgjithshme prej 500 milionë dollarëve, ndërsa Gjermania do të sigurojë 200 milionë dollarë, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful.
Vadeful i bëri këto vërejtje para takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, duke e cekur rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, kumtuan mediumet ukrainase.
Paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute deklaroi se është mirë që në rrjedhë janë negociatat paqësore për përfundimin e luftës në Ukrainë, por se është kyçe të sigurohet Ukraina të jetë në pozitën më të fuqishme të mundur. ab/
foto: DPА