• четврток, 04 декември 2025

UNKTAD: Lufta dyvjeçare në Gazë shkaktoi kolaps të paparë ndaj ekonomisë palestineze

UNKTAD: Lufta dyvjeçare në Gazë shkaktoi kolaps të paparë ndaj ekonomisë palestineze

Gjenevë, 25 nëntor 2025 (MIA) - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) sot kumtoi se dy vite operacione ushtarake dhe shumë kufizime kanë shkaktuar "kolaps të paparë të ekonomisë# në territoret palestineze.

Në raportin e UNKTAD paralajmërohet se kolapsi i ekonomisë palestineze po zhvillohet në kontekst të destabilitetit afatgjatë ekonomik dhe institucional, me pasoja të rënda shoqërore dhe ekologjike.

"Dëmi i madh në infrastrukturë, mjetet prodhuese dhe shërbimet publike shkatërroi përparimin shumëvjeçar socio-ekonomik në territoret e okupuara palestineze. Kriza ekonomike në ato territore është mes dhjetë më të këqijave në botë që prej vitit 1960, por situata në Rripin e Gazës veçohet si kriza më e rëndë ekonomike e vërejtur deri më tani", ceket në raportin e UNKTAD-it. ab/

Foto: UNKTAD

Остани поврзан