• вторник, 25 јуни 2024

Ukraina vetë vendosë cilat caqe do t'i sulmojë, kumtoi Pentagoni

Ukraina vetë vendosë cilat caqe do t'i sulmojë, kumtoi Pentagoni

Uashington, 24 qershor 2024 (MIA) - Pentagoni kumtoi se Ukraina vetë vendosë se cilat caqe do t'i godasë, pasi që Kremlini paraprakisht e akuzoi drejtpërdrejtë SHBA-në për sulmin në Krime, për të cilin Moska tha se ishte kryer me predha ATAKMS të dërguara nga Uashingtoni. Së paku katër persona e humbën jetën, ndërsa 151 persona u lënduan gjatë sulmit.

"Ukraina i shënon caqet e veta dhe kryen operacione të veta ushtarake", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Një përfaqësues i Këshillit për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë tha se çdo humbje e jetëve civile është tragjedi.

"Kjo gjihsesi vlen edhe për mijëra ukrainas të pafajshëm të vrarë nga forcat ruse prej fillimit të agresionit ushtarak rus", shtoi përfaqësuesi zyrtar.

Sipas autoriteteve ruse, në sulmin ndaj Sevastopolit jetën e humbën së paku dy fëmijë. Rusia kumtoi se armët e prëdorura në sulm ishin siguruar nga SHBA-ja, ndërsa targetimi dhe të dhënat për cakun ishin siguruar nga specialistët ushtarak amerikanë. ab/

Според руските власти, во нападот врз Севастопол загинале најмалку две деца.

Тагови

Остани поврзан