• среда, 26 јуни 2024

Zyra e Komisionarit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së mirëpret lirimin e Xhulian Asanzhit nga burgu britanik

Zyra e Komisionarit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së mirëpret lirimin e Xhulian Asanzhit nga burgu britanik

Gjenevë, 25 qershor 2024 (MIA) - Zyra e Komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka përshëndetur lirimin nga burgu në Britaninë e Madhe të themeluesit të "Uikiliks" Xhulian Asanzh.

"Ne përshëndesim lirimin e Xhulian Asanzhit... në Mbretërinë e Bashkuar dhe domethënien e rëndësishme drejt një zgjidhje përfundimtare të këtij rasti pa paraburgim të mëtejshëm", deklaroi Elizabet Trosel, zëdhënëse e Zyrës së Komisionarit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Asanzh, saga e të cilit ka zgjatur pothuajse 15 vjet, pranoi që të deklaroj fajësinë para drejtësisë amerikane në mënyrë që të lirohet pas pesë vjetësh në një burg britanik.

Ai pritet që nesër të dalë në gjykatën federale amerikane në Ishujt Mariana. Më pas atij do t'i jepet e drejta për të udhëtuar në Australi, kumtoi Uikiliks.

Sipas Trosel, "rasti i Asanzhit" ka ngritur një sërë çështjesh për të drejtat e njeriut.

"Arrestimi shumë i gjatë i Asazhit është gjithashtu një shkak për shqetësim". Ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimin e situatës në ditët në vijim", tha Trosel. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан