• среда, 26 јуни 2024

SHBA punon në një marrëveshje diplomatike për të shmangur konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut

SHBA punon në një marrëveshje diplomatike për të shmangur konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut

Uashington, 25 qershor 2024 (MIA) - SHBA punon urgjentisht në një marrëveshje diplomatike që do t'u mundësojë civilëve izraelit dhe libanez të kthehen në shtëpitë e tyre nga të dyja anët e kufirit, deklaroi sot sekretari amerikan i mbrojtjes Lojd Ostin, duke shtuar se lufta ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut do të ishte katastrofike.

"Provokimet e Hezbollahut kërcënohen për t'i tërhequr popujt izraelit dhe libanez në një luftë që nuk e duan. Një luftë e tillë do të ishte katastrofike për Libanin dhe do të ishte shkatërruese për civilët e pafajshëm izraelit dhe libanez", tha Ostin në fillim të takimit me homologun e tij izraelit Joav Galant në Pentagon.

"Diplomacia mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Prandaj ne urgjentisht punojmë në një zgjidhje diplomatike që do ta kthejë paqen e përhershme përgjatë kufirit veriore të Izraelit dhe do t'u mundësojë civilëve të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt nga të dyja anët e kufirit izraelito-libanez", shtoi ministri amerikan i mbrojtjes. sa/

Остани поврзан