• среда, 26 јуни 2024

Asanzhi mbërriti në Australi

Asanzhi mbërriti në Australi

Kanberra, 26 qershor  2024 (MIA) - Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh sot u kthye në Australi pas marrëveshjes së arritur me autoritetet amerikane të SHBA-së për pranimin e fajësisë për marrjen dhe publikimin e fshehtësive ushtarake amerikane.

Asanzh zbarkoi në Kanberra ku u prit nga familjarët dhe gazetarët.

"Tani prioritet është që Xhulian të rikuperojë shëndetin e tij, ai ishte në një gjendje të tmerrshme gjatë pesë viteve të fundit", theksoi gruaja e Asanzhit, Stella.

Prindërit e Asanzhit shprehën falënderim që periudha e vështirë tani është pas tij.

Ai u lirua pas një seance sot në gjykatën federale amerikane në Saupan, në ishujt Mariana, një territor i Paqësorit të SHBA-së.

Asanzhi dje doli nga burgu në Londër, ku ishte nga viti 2019 dhe u largua nga Britania e Madhe, ndërsa paraprakisht shtatë vite qëndroi në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. sa/

foto: EPA

Тагови

Остани поврзан