• сабота, 29 јуни 2024

Hoxhaj: Takimi Kurti - Vuçiq është vetëm spektakël i Borellit, nuk do të ketë asnjë rezultat

Hoxhaj: Takimi Kurti - Vuçiq është vetëm spektakël i Borellit, nuk do të ketë asnjë rezultat

Prishtinë, 26 korrik 2024 (MIA) - Ish ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se nuk pret asnjë rezultat nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Zhosep Borel, njoftoi korrespondenti i MIA-së nga Prishtina.

Nënkryetari aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës opozitare, në deklaratën për portalin "Front onlajn" takimin e sotëm në Bruksel e quajti "spektakël" të Borellit. 

"Nuk kam asnjë pritje që ky takim do të sjellë ndonjë dinamikë të re mes Kosovës dhe Serbisë dhe as të normalizimit të marrëdhënieve ndër shtetërore. Ky është vetëm një spektakël i Zhosep Borrellit, i cili e ka takimin e fundit të tij si Përfaqësues i Lartë i BE-së dhe ky është qëllimi final i takimit dhe asgjë më shumë", deklaroi Hoxhaj. 

Ai iu referua edhe burimeve nga Brukseli, të cilët japin të njëjtin kualifikim për takimin Kurti-Vuçiq të ndërmjetësuar nga Boreli.

“Pohoj në bazë të informacioneve që kam nga Brukseli se qëllimi i takimit të sotëm është vetëm një spektakël nga Boreli”, deklaroi Hoxhaj.

Kurti dhe Vuçiqi pasdite do të takohen në Bruksel, në mbledhjen e parë të nivelit më të lartë që nga 14 shtatori i vitit të kaluar. Para takimit trepalësh me Borelin, janë paralajmëruar takime të veçanta të shefit të diplomacisë së BE-së me liderët kosovarë dhe ata serbë. qa

 

Остани поврзан