• сабота, 29 јуни 2024

Presidenti i Kenisë e tërhoqi ligjin për rritje të tatimit

Presidenti i Kenisë e tërhoqi ligjin për rritje të tatimit

Naitobi, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Kenisë, Uilliam Ruto sot paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë ligjin për rritje të tatimeve një ditë pas trazirave në të cilat demonstruesit hynë në ndërtesën e Parlamentit, me ç'rast jetën e humbën 22 persona.

Ruto theksoi se propozim-ligji ka shkaktuar "pakënaqësi të përgjithshme" dhe se i ka dëgjuar qytetarët dhe është "dakorduar" me ta. Ai protestën e quajti tradhtare.

Lideri i opozitës keniane, Rail Odinga e dënoi vrasjen e demonstruesve dhe forcën e ashpër të pushtetit dhe bëri thirrje për dialog. ab/

 

Остани поврзан