• сабота, 29 јуни 2024

MPJ e Kosovës refuzoi kërkesën e Petkoviqit për vizitë për Vidovden: Nuk i respekton marrëveshjet dhe provokon

MPJ e Kosovës refuzoi kërkesën e Petkoviqit për vizitë për Vidovden: Nuk i respekton marrëveshjet dhe provokon

Prishtinë, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se e ka refuzuar kërkesën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për vizitë dy ditore në Kosovë më 28 qershor, në festën kombëtare dhe fetare serbe Vidovden, njoftoi korrespondenti i MIA-së nga Prishtina.

Këshilltari politik në MPJ të Kosovës, Leutrim Sahiti deklaroi për mediat se arsyeja e refuzimit të kërkesës së Petkoviqit është për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella dhe gjuhën e tij provokuese ndaj shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

"Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se personit të përmendur i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizita të ndërsjella, deklaratave të tij propagandistike dhe gjuhës provokuese ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj", tha Sahiti në deklaratën me shkrim për disa media të Prishtinës.

Zyra serbe për Kosovën njoftoi se drejtorit të saj i është ndaluar të vizitojë Kosovën për të "qënë pranë serbëve për Vidovden".

Nga kjo zyrë po ashtu pretendojnë se vizita ishte paralajmëruar "në përputhje me të gjitha marrëveshjet e vlefshme për lëvizjen e lirë" dhe se qëllimi i vizitës ishte "para së gjithash i natyrës fetare, por (kryeministri i Kosovës Albin) Kurti e ndaloi vizitën dhe me këtë i shkeli të gjitha marrëveshjet e arritura në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. qa

 

Остани поврзан