Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Shkatërrohet një qendër ruse për mbikëqyrje hapësinore në Krime
- Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës konfirmoi sot se forcat e saj të mbrojtjes shkatërruan qendrën ruse të vëzhgimit dhe komunikimit hapësinor në Krime e cila është nën kontrollin rus.
![Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Shkatërrohet një qendër ruse për mbikëqyrje hapësinore në Krime](https://mia.mk/images/20240629120659_big_730x400_94.webp )
Kiev, 29 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës konfirmoi sot se forcat e saj të mbrojtjes shkatërruan qendrën ruse të vëzhgimit dhe komunikimit hapësinor në Krime e cila është nën kontrollin rus.
Në komunikatë thuhet se Qendra për mbikëqyrje hapësinore dhe komunikime në Krime është një komponentë e rëndësishme ushtarake në sistemin e komunikimit satelitor dhe navigimit për rusët.
“Përveç kësaj, forcat e armatosura të Ukrainës me sukses goditën aeroplanët Su-25, sistemin e mbrojtjes ajrore Osa dhe dy MLRS ‘Grad’ të armatës ruse. E gjithë kjo pajisje është shkatërruar”, ka kumtuar Ministria ukrainase.
Foto: arkivi i MIA-s