• недела, 30 јуни 2024

Demonstruesit dhe policia u përleshën në qytetin gjerman Esen

Demonstruesit dhe policia u përleshën në qytetin gjerman Esen

Esen, 29 qershor 2024 (MIA) - Demonstruesit dhe policia u përleshën në qytetin gjerman Esen, ku po mbahet kongresi dyditor i partisë gjermane të ekstremit të djaththë "Alternativa për Gjermaninë", informon DPA.

Një grup i madh i demonstruesve bënë përpjekje që të thyejnë kordonin e policisë në hapësirën e sallës ku do të mbahet ngjarja e partisë. 

Policia përdori shufra dhe spërkatës që t'i pengojë demonstruesit. 

Në kongres marrin pjesë rreth 600 delegatë të partisë së ekstremit të djaththë. Liderët partiakë Alis Vajdell dhe Tino Krupalla luftojnë për rizejdhje para zgjedhjeve parlamentare gjermane vitin e ardhshëm. fc/

 

 

Остани поврзан