• недела, 30 јуни 2024

Trampi: Te Bajdeni nuk janë problem vitet, por aftësia e tij

Trampi: Te Bajdeni nuk janë problem vitet, por aftësia e tij

Uashington, 29 qershor 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi se te rivali i tij, kandidati demokrat Xho Bajden, vitet nuk janë problemi "por aftësia e tij".

"A ka parë dikush një gjë të quajtur debat? Fituam një njeri që me të vërtetë dëshiron të shkatërrojë vendin tonë", tha Trampi në Virxhinia për Bajdenin, duke e quajtur atë  "të korruptuar dhe të paaftë", transmeton Si-Bi-Si.

Siç bëjnë të ditur agjencitë e huaja, paraqitja e presidentit Bajden në debat shqetësoi shumë demokratë, ndërsa debati erdhi në kohën kur shumë amerikanë besojnë se Bajdeni, i cili tani ka 81 vjet, ndoshta është shumë i vjetër që ta udhëheqë vendin edhe katër vjet. fc/

Fotografia: EPA

 

 

Остани поврзан