Mark Rute është Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s
- NATO zyrtarisht e emëroi kryeministrin holandez në largim Mark Rute për shef të ri të Aleancës, pasi ambasadorët e të gjitha 32 vendeve anëtare e miratuan emërimin e tij.
Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) - NATO zyrtarisht e emëroi kryeministrin holandez në largim Mark Rute për shef të ri të Aleancës, pasi ambasadorët e të gjitha 32 vendeve anëtare e miratuan emërimin e tij.
“Këshilli i Atlantikut të Veriut ka vendosur të emërojë kryeministrin holandez Mark Rute si Sekretarë të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, duke pasuar Jens Stoltenberg”, thuhet në kumtesën e Aleancës.
Rute u mbështet shumë nga SHBA-ja dhe do të marrë detyrën nga Sekretari i Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg kur mandati i tij të përfundojë më 1 tetor.
Rute, (57) javën e kaluar e vulosi garën për të udhëhequr aleancën ushtarake perëndimore, pasi sfiduesi i vetëm, presidenti rumun Klaus Johanis, u largua.
Politikani me përvojë largohet nga posti i tij në Holandë pas gati 14 vitesh në krye.
Kreu i ardhshëm i NATO-s do të duhet të merret me pasojat e vazhdueshme nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe rikthimin e mundshëm të Donald Tramp në presidencën amerikane pas zgjedhjeve të nëntorit. ls/