• среда, 26 јуни 2024

Erdogani akuzon Perëndimin se mbështet planet izraelite për “zgjerimin e luftës" në Liban

Erdogani akuzon Perëndimin se mbështet planet izraelite për “zgjerimin e luftës

Ankara, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot ka akuzuar forcat perëndimore se mbështesin, siç tha ai, planet izraelite për sulm në Liban dhe "zgjerimin e luftës" në të gjithë rajonin.

"Izraeli tani po drejton shënjestrën drejt Libanit dhe ne shohim se forcat perëndimore prapa skenës po i mëshojnë shpinës Izraelit dhe madje e mbështetin", u tha ai deputetëve nga partia e tij në pushtet AKP.

“Planet e Netanjahut për të zgjeruar luftën në rajon do të dërgojë në një katastrofë të madhe", theksoi Erdogani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан