• среда, 26 јуни 2024

NATO-ja të mërkurën zyrtarisht do ta emërojë Ruten si shef të ardhshëm

NATO-ja të mërkurën zyrtarisht do ta emërojë Ruten si shef të ardhshëm

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - NATO-ja zyrtarisht do ta emërojë kryeministrin holandez në shkuarje Mark Rute si shef të ri të Aleancës të mërkurën, pasi ambasadorët e të gjitha 32 vendeve anëtare miratuan emërimin e tij, kumtuan diplomatët.

Diplomatët nga disa vende të NATO-s theksuan se Rute, i cili ishte mbështetur shumë nga SHBA-ja, do ta ndërmarrë funksionin nga sekretari i tanishëm i përgjithshëm Jens Stoltenberg kur mandati i tij të përfundojë më 1 tetor.

Rute (57) javën e kaluar  "vulosi" garën për të udhëhequr me aleancën ushtarake perëndimore, pasi u tërhoq sfiduesi i vetëm, presidenti rumun Klaus Johanis.

Lideri holandez me përvojë, i cili së shpejti duhet të tërhiqet nga funksioni në Holandë pothuajse pas 14 vitesh në detyrë, do ta ndërmarrë menaxhimin në një moment vendimtar.

Shefi i ardhshëm i NATO-s do të duhet të përballet me pasojat rrjedhëse të luftës ruse ndaj Ukrainës dhe kthimin e mundshëm të kryesimit amerikan të Doland Trampit pas zgjedhjeve të nëntorit, theksojnë mediat franceze. sa/

foto: EPA

Остани поврзан