• среда, 26 јуни 2024

Bisedë telefonike Ostin - Bellousov

Bisedë telefonike Ostin - Bellousov

Uashington, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Llojd Ostin, kishte bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Andrej Bellousov, me çka u bisedua për rëndësisnë e ruajtjes së linjave të hapura për komunikim, deklaruan mbrëmë nga Pentagoni.

Sipas gjeneral - major Patrik Rajder, zëdhënës i Pentagonit, nismëtar i bisedës ishte ministri i Mbrojtjes Llojd Ostin.

"Kjo ishte biseda e parë mes shefit të Pentagonit dhe homologut të tij rus nga marsi i vitit 2023", theksoi Rajder në brifingun me gazetarët. 

Nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaruan se Bellousov e ka paralajmëruar Ostinin për rreziqet nga vazhdimi i dërgesave të armës amerikane në Ukrainë në konfliktin e saj me Rusinë, i cili zgjat tashmë 28 muaj. 

Gjatë fundjavës së kaluar Moska përsëri e akuzoi SHBA-në se Uashingtoni kinse është përgjegjës për sulmin ukrainas në Gadishullin Krime të aneksuar nga Rusia me pesë raketa amerikane, me çka humbën jetën katër persona. fc/

Остани поврзан