• среда, 26 јуни 2024

Valtonen: Menjëherë do të fillojnë aktivitetet për pakon e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë

Valtonen: Menjëherë do të fillojnë aktivitetet për pakon e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë

Luksemburg, 25 qershor 2024 (MIA) - Menjëherë do të fillojnë aktivitetet lidhur me pakon e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, paralajmëroi ministrja e Punëve të Jashtme, Elina Valtonen.

"Jam e sigurt se ne gjithashtu do të mund të përditësojmë edhe listat e subjekteve të sanksionuara," tha Valtonen në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme, i cili u zhvillua në Luksemburg.

Këshilli i BE-së miratoi raundin e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë, me synimin për t'u përballur anashkalimin e masave ekzistuese dhe kufizimin e mëtejshëm të fitimeve të sektorit energjetik rus, njoftoi "Kiev Independent".

Pakoja e re e sanksioneve përfshin masa kufizuese ndaj 116 individëve dhe subjekteve përgjegjëse për aktivitete që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, duke rritur kështu numrin e individëve dhe subjekteve ndaj të cilëve janë vendosur masa kufizuese në një total prej më shumë se 2200.

Pakoja e re e sanksioneve përfshin një ndalesë për transferimin e gazit natyror të lëngshëm rus në territorin e BE-së për dërgim të mëtejshëm në vendet e treta.

Valtonen tha se negociatat për pakeon e 14-të të sanksioneve zgjatën shumë, por se shtrirja e sanksioneve është shumë e gjerë.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kishin pikëpamjet e tyre, të cilat duheshin të shqyrtohen. ls/

Foto: EPA 

 

 

Остани поврзан