• среда, 26 јуни 2024

Ukraina pret një "vendim kategorik" nga Samiti i NATO-s

Ukraina pret një

Kiev, 25 qershor 2024 (MIA) – Këshilltari i presidentit ukrainas për çështje të politikës së jashtme, Igor Zhovkva tha se Ukraina pret që në Samitin e ardhshëm të NATO-s të merret një vendim kategorik.

"Mendoj se në Samit duhet të merret një vendim kategorik, duke përfshirë edhe Ukrainën. Sepse nëse nuk ka vendim kategorik për Ukrainën, Samiti do të ishte i padobishëm, tha Zhovkva, pa specifikuar saktësisht se për çfarë do të referohej një vendim i tillë.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nuk arriti të lobonte në Samitin e NATO-s të vitit të kaluar që Kievi të merrte një ftesë për anëtarësim. Ai më herët deklaroi se kjo çështje duhet të zgjidhet në Samitin e NATO-s në Uashington.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg dhe zyrtarët amerikanë deklaruan se nuk presin që 32 anëtarët të ftojnë Ukrainën në Uashington. Por Stoltenberg tregoi se ai shpreson t'i tregojë Ukrainës se po i afrohet anëtarësimit në NATO. ls/

Foto: EPA 

 

Тагови

Остани поврзан