• среда, 26 јуни 2024

Raund i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë nesër në Bruksel

Raund i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë nesër në Bruksel

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Raund i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel do të mbahet nesër në Bruksel.

Nikoqir i takimit do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel, ndërsa në dialog do të marrë pjesë edhe i dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Në takime do të shqyrtohet ajo që është arritur deri më tani në dialogun e udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë dhe do të fokusohet në rrugën për progres, kumton Shërbimi evropian për punë të jashtme.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан