• среда, 26 јуни 2024

SHBA me paralajmërim drejtuar Hezbollahut

SHBA me paralajmërim drejtuar Hezbollahut

Uashington, 25 qershor 2024 (MIA) – Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar Hezbollahun se Uashingtoni nuk do ta pengojë Izraelin të sulmojë lëvizjen shiite pro iraniane, publikoi "Politiko", duke cituar burime anonime të administratës së SHBA-së.

"Mesazhi është menduar me qëllim që poilicia shiite të tërhiqej dhe të depërshkallëzojë krizën që po përgatitet përgjatë kufirit izraelito-libanezë. Mesazhi amerikan është: Mos llogarisni në ndihmën tonë nëse Izraeli vendos të sulmojë", thekson "Politiko".

Dy funksionarë amerikanë anonim deklaruan për "Politiko" se Hezbollahu gjithashtu duhet të kuptojë se Uashingtoni do të ndihmojë Izraelin të mbrohet, nëse lëvizja shiite kundërpërgjigjet. Ata theksuan se grupi militant nuk duhet të llogarisë se SHBA-ja do të veprojnë si frenues në marrjen e vendimeve izraelite.

Hezbollah ndodhet në listën amerikane të organizatave terroriste.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Amos Hohshtajn dhe përfaqësues zyrtarë të tjerë amerikanë ditët e fundit kanë vizituar rajonin në një përpjekje për t'i ulur tensionet.

Izraeli dhe Hezbollahu janë përfshirë në një konflikt të nivelit të ulët me muaj, duke shkëmbyer zjarr dhe duke synuar operacione pas një sulmi terrorist të Hamasit ndaj Izraelit dhe hakmarrjes izraelite në Rripin e Gazës. Konfliktet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë intensifikuar në javët e fundit që kur intensiteti i operacioneve izraelite në Rripin e Gazës është ulur. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан