• петок, 05 декември 2025

Ukraina me dronë sulmoi dy tankerë rusë në Detin e Zi

Ukraina me dronë sulmoi dy tankerë rusë në Detin e Zi

Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Ukraina me dronë detarë goditi dy tankerë në Detin e Zi të cilët Rusia i shfrytëzon për import të naftës për evitim të sanksioneve perëndimore, deklaroi sot një funksionar i shërbimit ukrainas të sigurisë, SBU.

Operacionin e përbashkët kundër anijeve, nga e ashtuquajtura "flotë në hije", e zbaton SBU dhe marina ukrainase, deklaroi një funksionar anonim.

Autoritetet turke kumtuan se dje në afërsi të Bosforit janë goditur dy tankerë, pas çka në to shpërtheu zjarr dhe filloi operacioni i shpëtimit.

Funksionari i SBU-së deklaroi se dy tankerët, "Kairos" dhe "Virat", ishin të zbrazët dhe rrugës drejt portit Novosirijsk.

"Videot tregojnë se dy tankerët, pasi që ishin goditur, pësuan dëm kritik dhe janë të papërdorshëm. Kjo është goditje e konsiderueshme ndaj transportit rus të naftës", tha funksionari.

MKegjithatë, nuk ceket se kur janë kryer dy sulmet.

Ukraina vazhdimisht kërkon masa ndërkombëtare kundër "flotës ruse në hije", për të cilën pohon se e ndihmon Moskën të eksportojë sasi të mëdha të naftës dhe ta financojë luftën në ukrainë edhe përkundër sanksioneve perëndimroe. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан