• четврток, 04 декември 2025

Ukraina ka arritur marrëveshje me SHBA-në për kushtet e një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, bënë të ditur përfaqësuesit amerikanë

Ukraina ka arritur marrëveshje me SHBA-në për kushtet e një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, bënë të ditur përfaqësuesit amerikanë

 Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) - Një delegacion ukrainas ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë, raportoi BTA, duke cituar rrjetet televizive amerikane ABC, CBS dhe CNN, të cilat cituan përfaqësuees të qeverisë amerikane.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Den Driskoll, dje mbajti bisedime sekrete me një delegacion rus në Abu Dhabi, EBA, si vazhdim i bisedimeve me Ukrainën në Gjenevë gjatë fundjavës, të cilat synonin të avanconin procesin e paqes në Ukrainë, raportoi një burim i cituar nga ABC 

 "Ukrainasit kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes, tha ai, duke shtuar: "Ka disa detaje të vogla që duhen përpunuar, por ata kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes".

Bisedimet e djeshme me delegacionin rus, të cilat paraprakisht nuk ishin njoftuar, pasuan bisedimet e mbajtura gjatë fundjavës në Gjenevë midis SHBA-së  dhe Ukrainës dhe janë një tjetër shenjë se një iniciativë e re amerikane për të rinisur procesin e paqes në Ukrainë po ecën përpara, vuri në dukje ABC. 

 "Të hënën pasdite dhe në mbrëmje dhe gjatë gjithë të martës, Sekretari Driskoll dhe ekipi i tij ishin në bisedime me delegacionin rus për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë", deklaroi sot nënkoloneli Xhefri Tolbert, zëdhënës i ushtrisë amerikane. "Bisedimet po shkojnë mirë dhe ne mbetemi optimistë. Ministri Driskoll po punon ngushtë me Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha institucionet amerikane ndërsa bisedimet përparojnë", shtoi ai.

 As Ukraina dhe as Rusia nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht praninë e delegacioneve të tyre në Abu Dhabi.

Delegacioni i SHBA-së në bisedimet në Gjenevë u drejtua nga Sekretari i Shtetit Marko Rubio, i dërguari special Stiv Uitkof dhe sekretari Driskoll. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан