• петок, 05 декември 2025

Të paktën 44 të vdekur në zjarrin e madh në blloqet banesore në Hong Kong

Të paktën 44 të vdekur në zjarrin e madh në blloqet banesore në Hong Kong

Shenzhen, 27 nëntor 2025 (MIA) – Të paktën 44 persona humbën jetën në zjarrin e madh në disa blloqe banesore në Hong Kong, 45 persona janë në gjendje serioze, ndërsa edhe 279 ende konsiderohen si të zhdukur, njoftuan autoritetet në Hong Kong sot në mëngjes.  

Kjo dukshëm e rrit numrin e viktimave pas zjarrit katastrofal në kompleksin banesor Vang Fuk Kort në zonën Tai Po në qytetin, i cili është rajon i veçantë administrativ në Kinë. 

Autoritetet e cilësuan zjarrin si gjendje të jashtëzakonshme nga niveli 5, niveli më i lartë, rreth tri orë pasi ishte aktivizuar alarmi rreth orës 15:30 sipas kohës lokale dje. 

Fillimisht ishte publikuar se të paktën 29 persona të lënduar janë shtruar në spital. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë. Autoritetet filluan hetim dhe kanë qëllim t’i hetojnë standardet e sigurisë në skelën prej bambuje dhe rrjetet e gjelbra të vendosura në kompleks. 

Sipas raportit në “Saut Çajna Morning Post”, të Hong Kongut, tre burra janë arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia në lidhje me zjarrin. 

Në mesin e të vdekurve është edhe një zjarrfikës, sipas raporteve. Siç konfirmoi qeveria e rajonit të posaçëm administrativ kinez, 37-vjeçari ishte gjetur pa vetëdije në vendin e ngjarjes dhe fillimisht ishte dërguar në spital, ku më vonë ka ndërruar jetë nga plagët. 

Sipas drejtorit ekzekutiv Xhon Li, shërbimet për raste emergjente gradualisht i vunë flakët e zjarrit nën kontroll, njoftoi “Saut Çajna Morning Post” i Hong Kongut. 

Të gjitha shërbimet në dispozicion për raste urgjente duhet të mobilizohen për luftë kundër flakëve të zjarrit, shtoi ai. 

Nga Pekini, presidenti kinez Si Xhinping shprehu ngushëllime, njoftoi televizioni shtetëror kinez. Ai e siguroi rajonin e posaçëm administrativ për mbështetje. 

Flakët e zjarrit kapluan shtatë blloqe banesore të kompleksit, sipas raporteve, të cituara nga brigada zjarrfikëse. 

Dje pasdite ishin pranuar disa thirrje nga njerëz të bllokuar në banesat e tyre. Zona përbëhet nga tetë ndërtesa banesore, secila me 32 kate dhe gjithsej afro 2.000 banesa. Të gjitha ndërtesat ishin rrethuar me skele për rinovim. 

Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes treguan mjegulla të mëdha të tymit si ngriten nga skelet në ndërtesat e larta banesore. Gjithashtu, ishte e dukshme si skela e fasadës digjej në disa kate, ndërsa mbetjet e djegura binin në tokë. Gjithashtu, zjarre mund të shiheshin edhe në banesa individuale. 

Qindra njerëz për raste urgjente ishin në vendin e ngjarjes.

Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes ishin këshilluar që t’i mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura dhe ta shmangin zonën rreth ndërtesave të djegura. 

Policia në Hong Kong vendosi shërbim telefonik që publiku të marrë informacione për viktimat. 

“Saut Çajna Morning Post” njoftoi se ishin shpërndarë më shumë se 800 zjarrfikës dhe infermierë me mbi 140 automjete. 

Rreth 900 njerëz kërkuan strehë deri natën vonë në kapacitetet strehuese të vendosura nga qyteti. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан