Turqia paralajmëron rregulla më të ashpra për reklamim në rrjetet sociale
- Ministria e Tregtisë së Turqisë po përgatit një rregullore të re me të cilën do të shtrëngojë mbikëqyrjen ndaj reklamave që krijuesit e përmbajtjes i publikojnë në rrjetet sociale, duke vendosur rregulla më të rrepta për transparencë, kufizime të reja në lidhje me inteligjencën artificiale dhe më shumë ndalesa, publikoi gazeta "Turkije".
Ankara, 25 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Tregtisë së Turqisë po përgatit një rregullore të re me të cilën do të shtrëngojë mbikëqyrjen ndaj reklamave që krijuesit e përmbajtjes i publikojnë në rrjetet sociale, duke vendosur rregulla më të rrepta për transparencë, kufizime të reja në lidhje me inteligjencën artificiale dhe më shumë ndalesa, publikoi gazeta "Turkije".
Sipas Ministrisë, rregullorja e re është krijuar si përgjigje e rritjes së përmbajtjes komerciale në rrjetet sociale dhe numrit në rritje të ankesave të lidhura me praninë e reklamave të rreme.
Propozimi parashikon që të gjitha reklamat në profilet e krijuesve të shënohen qartë si përmbajtje komerciale. Për këtë qëllim, ata do të duhet të përdorin të paktën një nga shenjat e mëposhtme: #Reklam (Reklamë), #Sponsor (Sponsorizimi), #İşbirliği (bashkëpunimi), #Ortaklık (Partneriteti), #Hediye (Dhuratë", ose #Davet (Rekomandim).
Krijuesit do të duhet të përfshijnë gjithmonë emrin e prodhuesit, produktet e të cilit po reklamojnë. Tek videot përmbajtjet, kjo do të duhet të jetë e shkruar ose e deklaruar qartë.
Rregullorja e re parashikon dhe etiketim të detyrueshëm kur inteligjenca artificiale është përdorur për mashtrim ose përmirësuar pamjen e produkteve në reklama. Reklamat që do të sugjeronin se një personazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale ka përdorur ose rekomanduar një produkt të caktuar do të ndalohen plotësisht.
Ndalime të plota për raklamime do të vlejnë edhe për fallxhorët, mediumet, astrologët, si dhe për çdo lloj loje fati dhe bixhozi. Ndales do të ketë dhe përmbajtja që pretendon se disa shtesa mund të zëvendësojnë ushqimin e rregullt ose se një produkt shëron sëmundje do të ndalohet gjithashtu.
Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës turke, deri në maj të vitit 2025, pothuajse 60 deri në 86 milionë banorë të Turqisë përdorin rrjetet sociale. Sipas vlerësimeve statistikore, shpenzimet për reklamim në rrjetet sociale në vend mund të kalojnë 80 milionë dollarë deri në fund të vitit 2025, ndërsa deri në vitin 2030 pritet të rriten me një normë mesatare vjetore prej 15,25 për qind dhe të arrijnë rreth 165 milionë dollarë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s