• петок, 05 декември 2025

Trampi paralajmëroi furnizim të "shumë më tepër" bombarduesve të paparë B-2

Trampi paralajmëroi furnizim të

Uashington, 28 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, paralajmëroi para personave ushtarakë amerikanë se administrata e tij ka porositur “shumë më tepër" nga bombarduesit strategjikë “B-2 Spirit”, të prodhuar me teknologji stelt nga kompania “Nortrop Gruman”. 

Trampi e shfrytëzoi rastin që ta lavdërojë efektivitetin e aeroplanëve, të cilët paraprakisht këtë vit ishin shfrytëzuar për sulme amerikane ndaj caqeve bërthamore iraniane. 

Ata bombardues të shkëlqyer B-2 plotësisht e shkatërruan potencialin bërthamor të Iranit, deklaroi Trampi. 

"Ne sapo porositëm shumë më tepër prej tyre, ndërsa arsyeja është se janë krejtësisht të pabesueshme, krejtësisht të padukshme", shtoi presidenti i SHBA-së. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан